Reagon sërish presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sqaruar deklaratën e tij të mëhershme për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

“Kur thashë që qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë dhe nuk do të dënohen jam i sigurt plotësisht. Edhe policia dhe organet nuk guxojnë të respektojnë këto vendime pasi bëjnë shkelje penale”, tha Thaçi në emisionin DPT Te Fidani.

‘’Nuk do të thotë që është thirrje për dalje në qytet, përkundrazi thirrja ime është rrini në shtëpi, rrini në shtëpi, pasi kështu e parandaloni virusin’’, ka thënë ai.