Një i vdekur dhe 424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq një person ka humbur jetën.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.