Një i vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19

Një person me COVID-19 ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend ndërkohë që janë regjistruar edhe 47 raste të reja nga 3.482 testime të kryera.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë persona nga koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 931 persona, teksa numri i rasteve aktive është 492.