Një i vdekur dhe 852 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një person ka ndërruar jetë dhe janë regjistruar 852 raste të reja me COVID-19.

Siç bëhet e ditur, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2 mijë e 201 persona të cilët kanë qenë të dyshuar për COVID-19 dhe vetëm 852 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, shkruan Fokusi.info.

Aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 359 raste aktive.