Policia dhe FSK’ja në kërkim të 2 vjeçarit të humbur në Malishevë

Njësitet policore të Kosovës dhe njësiti i FSK’së për kërkim-shpëtim janë aktivizuar për të kërkuar 2 vjeçarin e humbur në Tërpezë të Malishevës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, pas raportimit për fëmijën e humbuar njësitë policore dhe K-9 së bashku me banorë të fshatit janë vënë në kërkim.

“PERSON I HUMBUR: Fsh. Terpezë, Malishevë, 21.08.2020 – 20:00. Është raportuar se një fëmijë dy vjeç mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe njësitë policore dhe K-9 po ashtu edhe banorë të fshatit janë vënë në kërkim. Është njoftuar edhe njësiti i FSK-së”, thuhet në raportin e policisë.

Postimi i plotë i familjarëve:

Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës.

Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë.

Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë. Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.