Të premten në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën rajonale Mitrovicë-Istog.
Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime trupore, njofton Klan Kosova.
Faik Imeraj që ishte njëri ndër të lënduarit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur edhe ngushëllime familjes.
“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.