Kresindikalisti Berisha: Mbi 1 mijë infermierë pritet ta braktisin Kosovën gjatë këtij viti

Njëjtë qëndron puna edhe me infermierët për braktisjen e vendit.

Kryetar i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha për Front Online thotë se gjatë këtij viti pritet të largohen mbi 1 mijë infermierë.

“Gjatë këtij viti, nga janari e deri më tani e kanë braktis vendin 220 infermierë. Mundem me thënë që është mbi 1 mijë që pritet me braktis gjatë këtij viti. Për shkak se janë mbi 2500 infermierë në bazë të asaj çfarë kemi marr të dhëna nga agjensionet por edhe nga fakultetet e infermierisë. Janë mbi 2200 infermierë të cilët janë nëpër kurse të cilët kanë kontrata me shtetin gjerman, kanë fillu me marrë edhe Amerika, Holanda edhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai për Front Online.

Sipas Berishës, nga 220 infermierë që janë larguar, 40% prej tyre kanë qenë duke punuar në sektorin publiko-privat.

“Rreth 40% prej tyre që kanë qenë në punë në sektorin publiko privat. Këta janë infermierë që e kanë kry stazhin 6 mujor, nuk kanë qenë të interesuar me punu këtu, dhe kanë vazhdu për në shtetet tjera të Bashkimit Evropian”, thotë Berisha për Front Online.