Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një person rreth 55-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Burimet e gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi me inicialet C.K, u gjet i vdekur rreth orës 13:00, në banesën e tij në Mitrovicën Veriore, në rrugën “Xhon Kenedy”.

Deri tash nuk janë bërë të qarta rrethanat e vdekjes së tij.