Osmani: Borrell më ka premtuar se do ta propozojë heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ”Click” të RTV21 tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka premtuar se do të bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

”Në takimin e fundit të BE-së me Ballkanin Perëndimor kam insituar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ia kanë dhënë këtë të drejtë Borellit, që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij, ato të hiqen”, tha Osmani.

Osmani tutje ka shtuar se ”Borrell më ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë presion që ky propozim të vijë shumë shpejt”./rtv21