Një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Ferizaj

Një person është gjendur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Bervece të Ferizajt.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.