Një person në Vlorë i vë flakën vetes, në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person dyshohet se i ka vënë flakën vetes në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur sot, ndersa bëhet fjalë për një 57-vjeçar, në lagjen Hajro Çakërri”.

N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.