Një pjesë e madhe e Prishtinës në terr (foto)

Prishtina është veshur e tëra me pektun festiv. Por si duket këtë hijeshi të saj dhe anën festive do t’ia prishë energjia elektrike, përkatësisht mungesa e saj.

Nga fotot që na kanë ardhur në redaksi shihet se një pjesë e madhe Prishtinës gjendet në terr.

Siç theksojnë qytetarët rryma është ndalur para orës 16:00 dhe nuk dihet as kur vjen.

Po t’i shtohet kësaj edhe të ftohtit që po mbretëron situata bëhet edhe më alarmante dhe intervenimi duhet sa më i shpejtë.

Fotot dhe informacioni janë nga Lagja e Muhagjerëve: