Një qytetar nga Rahoveci dërgohet në stacion policor, shkeli rregullat zgjedhore

Në një qendër të votimit në Rahovec ka pasur dyshime se një votues e ka fotografuar votën.

Menjëherë pas këtyre informacioneve në vendin e ngjarjes ka dalë hetuesi rajonal së bashku me prokurorin e shtetit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo ka thënë se personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec.

“Ju njoftoj se policia ka marrë informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit Rajonal së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Gazetën Express.