Një vajzë e mitur rrah prindërit në Obiliq

E mitura i bën për spital prindërit në Obiliq.

Sipas policisë, prindërit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e mitura është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.