#Njerëztëpaharrueshëm: Thaçi në prehrin e dy gjyshërve u mbrujt me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga sot e ka iniciuar edhe një rubrikë të re në faqen e tij në Facebook.

Rubrika #NjerëztëPaharrueshëm është iniciativa presidentit Thaçi për t’i kujtuar personalitetet që kanë ndikuar në formësimin e tij.

Kujtimi dhe vlerësimi për njerëzit personalitetet që kanë ndikuar në formësimin e tij, presidenti Thaçi ka thënë se e bëjnë të reflektojë dhe e inspirojnë e motivojnë në çdo proces të jetës së tij.

Personalitet e para që i ka kujtuar presidenti Thaçi janë gjyshërit e tij, Sinan dhe Halime Thaçi.

“#Njerëztëpaharrueshëm
Nuk ka kujtime më të ngrohta se ato në prehrin e gjyshërve, të gjyshit Sinan dhe gjyshes Halime. Aty zë fill ajo dashuri e pazëvendësueshme që nuk shteron gjatë tërë jetës. Rrëfimet e jetës së tyre, tregimet për njerëzit që kishin bërë historinë e kombit tonë, për rezistencën dhe patriotizmin e kultivuar ndër breza u bënë frymëzim për ne, brezat pasardhës.

Kam qenë me shumë fat në fëmijërinë e hershme, sepse në prehrin e dy gjyshërve u mbrujta me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë”, ka shkruar presidenti Thaçi.