Njihuni me Lunën, shqiptarja që garon për t’u shpallur Mbretëresha e Emigrantëve të Argjentinës

Luna Ibraj konkuron në Berisso në Bueno Aries për të fituar çmimin si Mbretëresha e Emigrantëve të Argjentinës,ndërsa më parë këtë çmim e ka fituar nëna dhe motra e saj.

Në një intervistë Luna tregoi se ajo ka dhe një tatuazh me shqiponjën duke treguar se sa e do vendin e saj.

“Është një tatuazh me simbolin e flamurit. E kam vendosur sepse në të gjithë festën që përgatitet këtu në Ditën e Emigrantit të gjitha mbretëreshat përfaqësojnë vendin e tyre. Më 4 shtator fillon Dita e Emigrantit dhe zgjat një muaj e gjysmë dhe mbahet në Berisso të Buenos Aries. Shoqëria e Shqipërisë është një nga më të vjetrat që është këtu.

Shqiptari i pari mendohet që ka ardhur gati 100 vjet më parë.Bëhet zgjedhja nga të gjitha shtetet dhe del njëra më e zhvilluara me të gjitha cilësitë. Më 14 tetor është nata e fundit, ndërsa më 15 bëhet parakalimi i të gjitha shteteve, një paradë. Të gjithë shqiptaret thonë që janë shumë të bukura”, u shpreh Luna për emisionin “ABC e Mëngjesit”.