Njoftim nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë!

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, i ka liruar nga pagesa të gjithë transportuesit të cilët punojnë në këtë kohë të pandemisë.

Në njoftimin e tyre, thuhet se Stacioni i Autobusëve Prishtinë i liron nga pagesa e peronizimit transportuesit të cilët mbajnë linjat e udhëtimit.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Shoqatës së Transportuesve, për shkak të situatës në të cilën ndodhemi dhe humbjeve që për momentin kanë transportuesit, Stacioni i Autobusëve Prishtinë i liron nga pagesa e peronizimit transportuesit të cilët mbajnë linjat e udhëtimit.