Njoftimi i fundit, Thaçi nuk flet as sonte për aktakuzën e Speciales

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtyrë daljen para medieve ku do të fliste për herë të parë pas aktakuzës nga prokuroria Speciale.

Adresimi i Thaçit para medieve ishte paralajmëruar sonte në ora 20:00, por është shtyrë për nesër po të njëjtën orë.

Arsye e shtyrjes së konferencës nuk është bërë e ditur.

Adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për nesër në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e presidencës.