Nëntë viktima dhe 218 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit, nëntë pacientë kanë humbur jetën nga COVID 19, ndërkaq nga 2008 testime të bëra, kanë rezultuar pozitivë 218 qytetarë.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 252 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185 mijë e 569 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 7 mijë e 993 pacientë që po kurohen në kushte shtëpie./tvklan.al