Një rrahje në stilin “Kung Fu” është filmuar në rrugët e qytetit rus Penza, ku dy persona fillimisht shihen duke u grushtuar në mes të rrugës, duke krijuar kolona të gjata dhe pas disa sekondave njëri prej tyre godet kundërshtarin me shqelm në stilin e Bruce Lee.
Kamera e vendosur brenda një veture ka filmuar incidentin, ndërsa pamjet e publikuara në internet janë bërë virale duke nxitur mijëra komente të ndryshme.
Personi në kostum shihet se si në një moment sillet dhe e godet me shqelm kundërshtarin, që me vetëm një goditje e nokauton duke e lënë në tokë pa vetëdije.
“Isha duke shkuar në punë kur i pash duke u rrahur. Personi i veshur me kostum bëri një lëvizje të papritur por që i kushtoi shtrenjtë kundërshtarit të tij”, ka deklaruar autori i videos.