Nuk do të ketë rinumërim të votave në Pensilvani, Biden mbetet fitues

Sekretarja e shtetit në Pensilvani ka thënë se nuk do të urdhërojë rinumërim votash në këtë shtet.

Sipas Kathy Boockvar, fitorja e Joe Biden është mjaft bindëse dhe nuk ka nevojë për një gjë të tillë, shkruan BBC.

Disa shtete amerikane kanë rregulla që nënkuptojnë rinumërim automatik të votave nëse fitorja e një kandidati është brenda një kufiri të caktuar – për shembull me më pak se 0.5%.

Për shembull në Gjeorgji aktualisht është duke u zhvilluar një rinumërim për këtë arsye.

Sipas të dhënave të BBC-së, Joe Biden është me 60 mijë vota në epërsi nga 99% të votave të numëruara.