Po çuditem qysh po çuditen me Albinin

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka thënë se çuditet me të tjerët se qysh po çuditen me Albinin, shkruan Fokusi.info.

“Po të ishte që Albini mbronë interesat e UÇK-së, më shumë se Komandantët e UÇK-së, do të anëtarësohesha në LVV që nga fillimi i veprimtarisë së saj”, shkruan Morina.

“Po të ishte përkrahës aq i madh i UÇK-së, nuk do të jepte dorëheqje nga UÇK bashkë me Zyrën e Adem Demaçit”, shkruan tutje Morina.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Po çuditem qysh po çuditen.
Po të ishte që Albini mbronë interesat e UÇK-së, më shumë se Komandantët e UÇK-së, do të antarësohesha në LVV që nga fillimi i veprimtarisë së saj.
Po të ishte përkrahës aq i madh i UÇK-së, nuk do të jepte dorëheqje nga UÇK bashkë me Zyrën e Adem Demaçit.
Të presësh nga Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla mbrojtje për UÇK-në, është si me pritë prej shelnjës që të bëjë rrush.
Ka patur 1000 argumente për ta ditur me kohë këtë gjë.
Qeveria e Albinit po e drejton Kosovën shumë më mirë sesa e kam pritur.