Kryeministri Albin Kurti i hyp kombajës, del në korrje të grurit

Në vendin tonë tashmë kanë filluar korrje-shirjet e grurit.

Për shkak klimës disa rajone fillojnë më herët me korrjet e tyre, sikur është rajonini Prizrenit, shkruan Jepi zë.

Sot kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me ministri e bujqësisë, Faton Peci, kanë dalur në teren për të shikuar për së afërmi këto korrje.

Kurti përmes një postimi ka shkruar që sot vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.

Postimi i plotë:

15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.