Nuk e priti asnjë zyrtarë i lartë amerikan: Kurtit i dështon vizita në SHBA, e dërgon ministren Schwarz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte të planifikuar të udhëtonte në nëntor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Iowa,  siç ishte shprehur edhe vetë Kurti, por ky udhëtim nuk do të ndodhë pas që Kurti nuk ka arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan, dhe në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz.

Burimet e Gazetës Metro brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë bërë të ditur se vizita e planifikuar e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, ka dështuar për arsye se nuk është arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan.

Ishte vetë kryeministri Kurti i cili ditë më parë në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se do të realizoj vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor.

Kurti ishte pyetur nga deputetët se përse nuk ka bërë asnjë udhëtim zyrtarë  në SHBA.

“Unë nuk kam aplikuar për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse nuk e kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në SHBA do të udhëtojë në muajin nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhuri dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam i vetmi kryetar i subjektit politik që e ka mbështet paraprakisht publikisht, ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton…Ju keni qenë duke shikuar se kush po fiton, e unë u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve me votu presidentin Biden”, ishte shprehur Kurti.

Por e vërteta po del të jetë ndryshe, Kurti nuk ka arritur të planifikoj asnjë takim me zyrtarë të lartë të SHBA’ve, prandaj në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz.

Edhe Gërvalla-Schwarz e ka bërë të ditur  gjatë ditës së djeshme para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane se ka kohë të kufizuar për të raportuar shkaku i udhëtimit të saj për në ShBA.

Duhet theksuar se Kurti në vazhdimësi ka pasur kundërshtime sa i përket politikave amerikane karshi Kosovës.