Nuk kalon në lexim të parë projektligji për vlerat e UÇK-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e kanë votuar sot projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë.

Kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.

Kujtojmë se projektligji në fjalë ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar.