Nuk ndodhej në zyre gjatë orarit të punës, Ferit Idrizi shkarkon Drejtoren e Inspektimeve në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkarkuar nga detyra udhëheqësen e Drejtorisë për Inspektime Shqiponjë Hajdari Mikushnica.

Ky veprim, vjen pasi që një ditë më parë u raportua në media lokale se për gjatë orarit të punës nuk ndodhej asnjë zyrtarë i kësaj drejtorie në vendin e punës.

Lajmin për shkarkimin e Drejtores Hajdari-Mikushnica, e kanë konfirmuar burimet e Gazeta Blic brenda kabintetit të kryetarit Idrizi.

Hajdari-Mikushnica ishte emëruar në krye të Drejtorisë për Inspektim pas marrëveshjes për koalicion ndërmjet PDK dhe NISMA.

Në ditët në vijim kryetari Idrizi, pritet të vendos një emër tjetër në udhëheqjen e kësaj drejtorie.