Numër i madh i patentë shoferëve të konfiskuar në Kosovë

Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Krahas kësaj, shoferëve po iu konfiskohen patentë shoferët, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës për Indeksonline bën të ditur se për nëntë muajt e parë të vitit 2021 janë konfiskuar 5556 patentë shofer.

“Gjatë periudhës kohore janar – shtator, 5556 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik“, thuhet në përgjigje.

Kurse, 13532 shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.