Nushi i PSD-së: Kurti është futur në rrugë të gabuar të negociatave

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se ky është problem politik dhe se duhet një zgjidhje politike, pa treguar se janë për shtyrje të afatit apo jo.

“Problemi me Serbinë është politik prandaj duhen zgjidhje politike. Veprimet e ndryshme të pjesshme që nuk i kontribuojnë zgjidhjes përfundimtare nuk ndihmojnë që të forcohet shtetësia jonë”, është shprehur Nushi.

Sipas tij, kryeministri Kurti është futur në rrugë të gabuar të bisedimeve.

“Kryeministri është futur në rrugë të gabuar të negociatave. Ka humbur shumë kohë për të përfunduar me marrëveshje të dëmshme”, ka shtuar ndër të tjera Nushi.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Që nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi numri i serbëve për t’i konvertuar targat ka qenë mjaftë i ulët.