U dëgjua një zhurmë e fortë… Rrëzohet në Siberi aeroplani rus, 140 milionë dollarësh

Përgjatë misionit stërvitor, një aeroplan luftarak rus është përplasur vetëm disa ditë para se ai t’u bashkohej forcave ajrore.

Avioni Su-57 u rrëzua në pyllin e largët siberian dhe u shkatërrua plotësisht, thanë zyrtarët. Piloti kërceu nga avioni dhe shpëtoi.

Forcat ajrore të Rusisë kanë porositur 76 aeroplanë të tillë, të cilët kushtojnë 140 milionë dollarë,që kanë për qëllim të rivalizojnë avionët F-22 Raptor të Amerikës. Su-57 është gjithashtu i ngjashëm me avionin kinez J-20, që dyshohet se është ndërtuar duke përdorur planet e vjedhura të SHBA të marra nga hakerët kinezë.

Banorët e fshatit Dzyomgi, rreth shtatë kilometra në veri të Komsomolsk-on-Amur, dëgjuan një “zhurmë të fortë”, që besohet të ishte momenti kur avioni u përfshi nga telashet.