Nushi: Mujeci nuk veproi vetëm, Prokuroria të merret seriozisht me rastin e sasisë së madhe të drogës

Asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, i cili u arrestua dje në Tiranë pasi u kap me 11 mijë doza drogë ekstazi, nuk ka vepruar vetëm, prandaj me këtë rast duhet të merret Prokuroria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për Front Online aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.

“Prokuroria të merret seriozisht me këtë rast sepse sasia e drogës e kapur është shumë e madhe dhe Besniku nuk besoj që ka vepruar i vetëm pa një mbështetje të fuqishme”, thotë Nushi për Front Online.

Sipas tij, arrestimi i Mujecit mund të mos ketë lidhje direkte me zyrtarë të Qeverisë “Kurti”, por, siç thotë ai, sulmet që po i bëhen kësaj të fundit janë të njëjtat që u ka bërë “Vetëvendosje” Qeverive tjera.

“VV është duke e shijuar recetën e opozitarizmit që e ka shkaktuar vetë. Nuk ka ende aktakuzë për Besnikun është vetëm i dyshuar e VV e përjashtuan e Martin Berishaj, Nagip Krasniqi vazhdojnë me i mbrojt”, u shpreh Nushi.

Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ditën e djeshme e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge. Kryetari i Grupit të Asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se pret nga Mujeci, të dorëzojë mandatin e tij që e ka në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe pas dorëheqjes së tij, do të zëvendësohet nga një asamblist tjetër i VV-së.