Konjufca konfirmon se mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryetar Kuvendi.

‘’Nuk e përjashtoj, por nuk mund ta di nëse do t’i marr votat. Kandidimin nuk e përjashtoj mundësinë’’, ka thënë ai në Rubikon.

‘’Ende nuk kemi bere publike te asgje te asaj qe jemi pajtuar deri tash. Kjo është, deri tash sa i përket përgjegjësive që do të marrin personat e caktuar në listën tonë nuk i kemi bërë publike. Ndonëse mbi 80 pr qind të emrave të qeverisë tashmë dihen. Publike i bëjmë kur të jetë momenti konkret i zgjedhjes se qeverisë.’’

‘’Nuk e përjashtoj mundësinë që të bëhen publik më herët, apo tek të hënën’’.