Nxirret trupi i pajetë në Pejë: Dyshohet se është i ish ushtarit të UÇK’së

Trupi i pajetë, që ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë është tërhequr sot gjatë mesditës.

Insajderi ka mësuar se dyshohet të jetë trupi i ish ushtarit të UÇK’së, Samir Puza.

Ai është raportuar i zhdukur rreth një vit më parë.

Familja e tij më 31 mars të vitit 2023 kishin lajmëruar zhdukjen e tij, ku kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët që t’i lajmërojnë nëse e shohin diku.

Insajderi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML. Jemi në pritje ë raportit të autopsisë”, ka thënë ai për Insajderi.