Kurti: Avdullah Hoti është i dobët

Kryeministri në largim thotë se Avdullah Hoti është i dobët.

“Presidenti aktual do kryeministër të dobët. Ai dëshiron dikë që është më i dobët, i nevojitet një kryeministër që ia aprovon gjendjen e jashtëzakonshme. Se sa është zoti Hoti i dobët, e kanë treguar qytetarët e Republikës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka komentuar ftesën e Policisë së Kosovës ndaj këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi, për një status që ky i fundit bënte thirrje për rezistencë.

“Besoj se më shumë është panik e atyre që e kanë ftuar. Unë nuk besoj që policia është në panik por dikush është, është dikush atje që i thotë prokurorit, t’i thotë Policisë, pra është nëj zinxhir”, ka thënë Kurti.