Zeqiri thotë se nuk mendon se do të jetë në garë për zgjedhjet e ardhshme në Zubin Potok

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se nuk mendon se do të jetë në garë për kryetar të kësaj partie, në zgjedhjet e ardhshme.

Zeqiri në një prononcim për Kanal10 ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë çdo herë në garë si në zgjedhje lokale ashtu edhe qendrore.

“Unë nuk mendojë se do të jem në garë por ekziston mundësia sepse si Parti Demokratike kemi marrë pjesë në zgjedhje, edhe kësaj here, dhe kurdo herë do të marrim pjesë si Parti Demokratike, nuk është e rëndësishme të jem unë apo ai tjetri sepse ulemi dhe i bisedojmë këto çështje brenda partive dhe në garë jemi qoftë nivelin lokal qoftë nivelin qendrore”, ka thënë Zeqiri.