OBSH: Infeksioni në rënie, por nuk është koha për pushim

351

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit në një nivel global është në rënie për të tretën javë me radhë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus vlerësoi se tendenca e re tregon se është e mundur të kontrollohet virusi, edhe pse shfaqen lloje të reja, me zbatimin e masave të tilla si distancimi fizik, mbulimi i fytyrës dhe mbajtja e higjienës, transmeton portal arbresh.info

Sidoqoftë, ai theksoi se bota është duke përjtuar një situatë krize dhe se nuk është koha për pushim.

“Vitin e kaluar kemi pasur situata të tilla, kur numri i të infektuarve u ul, masat u hoqën dhe më pas virusi u tërbua sërish”, tha ai.

Ai theksoi se në momentin kur vaksinimi po bëhet në një nivel global, është e nevojshme të zbatohen masa paraprake që kontribuojnë në sigurinë e njerëzve, raporton Zëri i Amerikës.

“Kontrolli i përhapjes së virusit kontribuon në shpëtimin e jetës dhe zvogëlon shanset e shfaqjes së llojeve të reja. Ndihmon gjithashtu për ta bërë efektin e vaksinave më efektive,” tha ai.