OBSh po monitoron një variant të ri të Covid-19 të njohur si ‘Mu’

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2, që e shkakton sëmundjen COVID-19, pësojnë ndryshime gjatë kalimit të kohës.

Organizata Botërore e Shëndetit tha se po monitoronte një variant të ri të koronavirusit të quajtur ‘Mu’, shkronja e 12-të e alfabetit grek.

‘Mu’ njihet shkencërisht si B.1.621 dhe është klasifikuar si një variant në vëzhgim, tha OBSH në raportine saj javor të pandemisë të martën.

Varianti ka mutacione që tregojnë rrezikun e rezistencës ndaj vaksinave COVID-19, duke theksuar se kërkoheshin studime të mëtejshme për ta kuptuar atë më mirë.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2, që e shkakton sëmundjen COVID-19, pësojnë ndryshime gjatë kalimit të kohës.

Por disa mutacione mund ta bëjnë sëmundjen akoma më të rrezikshme duke sfiduar imunitetin e siguruar nga vaksinat dhe ilaçet.

Në gjithë botën ekziston një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit, pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta.

Personat e pavaksinuar mbeten kategoria më e rriskuar përballë varianteve të reja virale.

Që nga zbulimi i tij, ‘Mu’ është raportuar në vendet e Amerikës së Jugut dhe në Evropë.