Oferta që Modriç u refuzoi sauditëve

Luka Modriç u ka thënë drejtuesve të Realit se nuk planifikon të shkojë në ndonjë tjetër klub dhe se ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite, raporton gazetari Tomas Gonzalez-Martin.

Kapiteni i kombëtares kroate ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe ende nuk ka marrë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Modriç i tha Realit se dëshiron të qëndrojë edhe një vit dhe se ai refuzon një ofertë të madhe nga Arabia Saudite. Ata i ofruan 60 milionë euro për një kontratë dyvjeçare, por ai dëshiron të qëndrojë në Real dhe të pensionohet madje pikërisht në klubin madrilen”, pohon Gonzalez-Martin, raporton SCsport.

“Agjenti i Modriç u tha drejtuesve të Realit në muajt e kaluar se kroati kishte një ofertë nga Arabia Saudite, dhe kjo bëri që Perez dhe të tjerët të mendojnë se Modriç mund të largohet nga Madridi. Tani Modriç vendosi t’u tregojë drejtuesve të Realit personalisht, pa një ndërmjetës, se ai refuzoi ofertën nga Arabia Saudite”.

I njëjti burim bën të ditur se 37-vjeçari Modriç ka mbështetjen e familjes dhe se të gjithë duan të qëndrojnë në Madrid. Modriç ka qenë me Realin që nga viti 2012 dhe thuhet se fiton rreth 10 milionë euro në vit.