Osmani dhe Macron diskutuan për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Granada të Spanjës.

Me anë të një postimi në X, Osmani tha se me homologun e saj kanë diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë duke shtuar se kanë ndarë vendosshmërinë për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, përcjell Fokusi.info.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Mcron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.”, ka shkruar Osmani.

Në këtë takim është theksuar rëndësia e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës./Fokusi.info/