Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz: Kjo ditë na mbush me gëzim e krenari

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti me kabinetin e tij qeverisës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të 28 Nëntorit, Flamurit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Osmani e Kurti shprehen nderimet e tyre pranë varreve të familjes Jashari.

Osmani, tha se pos ditës simbolike të shpalljes së Pavarësisë, është data kur publikisht ka dalë UÇK-ja.

“Sot e filluam ditën te Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të ndëruar sakrificën e tyre sepse 28 Nëntori simbolikës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë së ngritjes së Flamurit, është datë kur ka lindur Komandanti legjendar Adem Jashari, është edhe data kur për herë të parë ka dalë publikisht UÇK-ja dhe të gjitha këto i japin kumptim edhe më të madh festave të nëntorit”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo datë i ndërlidh ngarjet historike të kombit shqiptar, që nga Kruja deri në Prekaz.

“28 Nëntori është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar e që lidhen me ngjarjet e rëndësishme historike tonat, prej Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë e të Adem Jasharit në Prekaz dhe padyshim kjo ditë na mbush me gëzim edhe me krenari”, tha Kurti.