Osmani flet për marrëdhëniet me Kurtin: Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në një intervistë për Top Channel, në emisionin e gazetarës Grida Duma, ka shpalosur detaje, për relacionin e saj me Kryeministrin Albin Kurti.

Osmani duke folur për vështirësitë e institucioneve të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, ka thënë se “nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra”.

Presidentja ka sqaruar se “pajtimi” pastaj arrihet duke mos e shkëputur komunikimin.

“Pajtimi arrihet duke mos e shkëputur komunikimin. Edhe kur nuk pajtohemi, ne vazhdojmë e komunikojmë me njëri-tjetrin.”. – ka thënë Osmani.

Ndryshe, Osmani gjatë ditës është takuar me Kryeministrin Rama, e Presidentin Bajram Begaj.