Osmani: Institucionet e Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit të rezolutës së harmonizuar nga grupet parlamentare në kuvend.

Osmani tha se e mirëpret konsensusin mes grupeve parlamentare në kuvend dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.

Më tej, ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët e Kosovës në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të vendit ndaj veprimeve destabilizuese e të njëanshme të Serbisë.