Osmani takohet me kryeministrin Hoti

Vjosa Osmani është kritikuesja më e madhe e kryeministrit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Osmani vazhdimisht e quan kryeministror jolegjitim dhe jo meritor për postin që mbanë e “qeveria e tij është për të ardhur keq”. Pra, si do të arrij ajo të dakordohet me një kryeministër arrogant e jolegjitim?

Kryeministri Avdullah Hoti sapo ka mbërritur në presidencë, ku pritet të takohet me u.d e presidentit Vjosa Osmani.

Takimi Hoti-Osmani vjen pak ditë pas tërmetit politik që ka shkaktuar Specialja në vend, duke arrestuar katër prej figurave më të rëndësishme politike të Kosovës që nga paslufta, e njëherisht edhe ish-anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.