OVL e UÇK-së shprehin dhimbje e solidaritet me Shqipërinë, ndajnë 5000 euro ndihmë

Komunikatë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjellur me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë.

Me këtë rast, iu shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5000 €, dhe iu bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar.

Prishtinë, Kryesia e OVL UÇK-së
26.11.2019