OVL reagon pasi ministri serb në OKB e quajti “terroriste” UÇK-në

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar pasi që sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri serb, Nikolla Selakoviq, e quajti “terroriste” Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Me anë të një postimi në Facebook, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku ka thënë se Serbia në OKB e cilësoi si gjë pozitive në OKB që komandantët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.

Postimi i plotë:

Serbia në OKB fliste për ato që quhen “sulme” ndaj Speciales, dhe e quajti “terroriste” Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje e cilësoi si gjë pozitive që po gjykohen komandantët e saj, e tha se po bëhet edhe presion ndaj punës së gjykatës, duke cituar deklaratat e presidentes së Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova.

E kjo Pseudogjykatë është e miratuar nga Kuvendi i Kosovës!