OVL thërret konferencë për medie

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të mbajë konferencë për medie, shkruan Fokusi.info.

Konferenca do të mbahet sot (21.05.2021) nga ora 14:00 në selinë qendrore të kësaj organizate, teksa nuk është bërë e ditur tema e konferencës.

Kjo konferencë pritet të drejtohet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj Organizate, Faton Klinaku.

Aktualisht në paraburgim në Hagë bashkë ish-krerët e UÇK-së, gjenden edhe kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.