OVL-UÇK paralajmëron protestë

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku pas mbledhjes së Kryesisë , ka thënë se kanë vendosur të protestojnë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ende nuk dihet për datën e protestës, por se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Jemi taku me deputetë, jau kemi dërgu një kërkesë për Gjykatën Speciale.

Kryesia vendosi të organizojë protestë, për datën do të ju informojmë.”, ka thënë Faton Klinaku.