OVL UÇK përshëndet vendimin e Gjykatës por kërkon hetimin e listave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me anë të një komunikate për medie, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila refuzoj kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ndalimin e pensioneve të 19 mijë veteranëve të luftës.

Njëkohësisht ata kërkojnë nga institucionet e drejtësisë që hetimit të këtyre listave t’i shkohet deri në fund.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast”.