Lëndohen tre persona nga një mjet shpërthyes në Podujevë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një mjet shpërthyes në fshatin Kerrpimeh të Podujevës.
Siç mësohet njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar Agron Çitaku i cili është Shef i ndërrimit në Qendrën Emergjentë në Prishtinë.
Ndërsa dy personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.