OVL UÇK, shpreh ngushëllime për vdekjen e Fetnete Ramosaj

Përmes një telegrami ngushëllimi, OVL e UÇK-së shpreh ngushëllime bashkëluftëtarëve, shokëve e miqëve, për vdekjen e hershme të Fetnete Ramosaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dhembje të thellë mori lajmin për vdekjen e hershme të shkrimtares, publicistes dhe bashkëluftëtares sonë Fetnete Ramosaj.

Ajo, gjithnjë ishte e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në luftën për liri e edukim brezash.

I shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe miqëve.

Prishtinë 5 prill 2019 OVL UÇK