Paçarizi i drejtohet Konjufcës: Me shkarku Vlorën, si me pre degën ku rri

Profesori universitar dhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka reaguar pas njoftimit se Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka propozuar të shkarkohen 6 ambasadorë, duke përfshirë këtu edhe atë në SHBA, Vlora Çitaku.

Paçarizi ka thënë se ky shkarkim i bie si të ‘presësh degën ku rri’.

“Glauk, me shkarku Vloren eshte si me pre degen ku rri”, ka shkruar Paçarizi në profilin e tij në FB.

Kujtojmë që Konjufca ka propozuar shkarkimin e 6 ambasadorëve, ani pse një gjë të tillë sipas Kushtetutës mund ta bëjë vetëm Presidenti.